Për t'iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave tuaja, DPTU Pucko Petrol SHPKNJP do të përpiqet të sigurojë disponueshmërinë 24/7 të web-faqes së saj. Megjithatë, në rast mosdisponueshmërie të përkohshme ose ndërprerjesh për shkak të problemeve teknike ose faktorëve të jashtëm jashtë kontrollit të DPTU Pucko Petrol SHPKNJP, ne nuk marrim asnjë përgjegjësi dhe nuk mund të garantojmë akses të pandërprerë. Të gjitha të dhënat dhe informacionet e publikuara në web-faqen e DPTU Pucko Petrol SHPKNJP shërbejnë vetëm për qëllime informative dhe DPTU Pucko Petrol SHPKNJP rezervon të drejtën ta ndryshojë dhe rinovojë atë sipas kushteve dhe kërkesave ekzistuese. Duke pasur parasysh natyrën unike të Internetit, përveç nëse përcaktohet ndryshe me rregulloret në Republikën e Maqedonisë së Veriut, DPTU Pucko Petrol SHPKNJP nuk merr përgjegjësi për saktësinë dhe besueshmërinë e informacionit dhe dokumenteve të publikuara. Ndalohet rreptësisht shkarkimi, shpërndarja, transmetimi ose përdorimi i informacionit, të dhënave dhe imazheve nga web-faqja e DPTU Pucko Petrol SHPKNJP. Përdorimi i tyre lejohet vetëm për qëllime jokomerciale dhe për përdorim personal, brenda kufijve të miratimeve të treguara në web-faqen e DPTU Pucko Petrol SHPKNJP.