Programi i Garancisë – programi i parë gjithëpërfshirës për të kontrolluar cilësinë
dhe sasinë e karburanteve
Besimi i klientëve tanë është i një rëndësie të madhe për ne. Kjo është arsyeja pse në
OKTA krijuam programin Garanci për të kontrolluar cilësinë dhe sasinë e
karburanteve në pikat e karburantit me markën OKTA.
Laboratori mobil , i drejtuar nga një ekip kontrollorësh të pavarur të trajnuar
posaçërisht për këtë qëllim, kryen kontrolle të rregullta dhe të paparalajmëruara në të
gjithë rrjetin e shitjeve me pakicë në OKTA. Sipas programit, ata fillimisht kryejnë një
inspektim vëllimor të shpërndarësve të karburantit. Hapi tjetër përfshin kontrollin
cilësor, domethënë përcaktimin e densitetit dhe temperaturës specifike të
karburantit të testuar. Pas kësaj, qasen drejt pjesës të fundit të procedurës, d.m.th.
marrjen e mostrave. Marrja e mostrave konsiston në marrjen e mostrave që do të
shërbejnë për një kontroll shtesë të vetive cilësore të lëndëve djegëse në një
laborator përkatës të akredituar. Analizat e cilësisë së karburantit kryhen në vetë
pikën e karburantit, por edhe në kushte laboratorike, duke garantuar kështu
besueshmërinë e mostrës dhe të kontrolleve.
Pas inspektimit dhe konfirmimit të cilësisë dhe sasisë së karburanteve, makinat e
mbushjes së karburantit që kontrollohen shënohen me shirit të verdhë për një sasi të
garantuar në të cilën shkruhet "Kontrolluar". Çdo pikë karburanti që kalon me sukses
testin merr certifikatë.
Në OKTA, konsumatorët tanë mund të ndihen të mbrojtur dhe të sigurtë për çdo litër!