// Privacy Policy

Politika e privatësisë për të dhënat personale

Kjo Politikë e privatësisë rregullon mënyrën në të cilën DPTU Pucko Petrol SHPKNJP mbledh, përdor, mirëmban dhe zbulon të dhënat nga përdoruesit që vizitojnë web-faqen  www.puckopetrol.mk DPTU Pucko Petrol SHPKNJP obligohet të mbrojë të dhënat tuaja personale nga aksesi dhe përdorimi i paautorizuar, duke zbatuar standardet në përputhje me rregulloret ligjore dhe aktet nënligjore që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale. DPTU Pucko Petrol SHPKNJP me seli në Plasnicë, Republika e Maqedonisë së Veriut është kontrollues i mbledhjes së të dhënave personale. DPTU Pucko Petrol SHPKNJP përpunon të dhënat personale për të përmirësuar përmbajtjen dhe funksionalitetin e web-faqes , duke përdorur vetëm të dhënat e ofruara nga ju. Kjo politikë e privatësisë zbatohet ekskluzivisht për web- faqen e DPTU Pucko Petrol SHPKNJP dhe nënfushat e saj. Lidhjet me web-faqet e tjera nuk përfshihrn nga kjo politikë dhe DPTU Pucko Petrol SHPKNJP nuk është përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale në ato sajte. Të dhënat tuaja personale do të përdoren për t'ju ofruar përfitime dhe përditësime të ofruara nga DPTU Pucko Petrol SHPKNJP.

Të dhënat mund të mblidhen kur vizitoni web-faqen tonë , aplikoni për një punë, merrni pjesë në një ngjarje, jepni informacione për vizit-kartën, abonoheni në e-lajmet, përfaqësoni organizatën tuaj ose paraqisni një kërkesë për informacione. Nëse vendosni për marrjen e lajmeve dhe përditësime, adresa juaj e e-mailit do të përdoret ekskluzivisht për këtë qëllim. Mund të çregjistroheni në çdo kohë dhe adresa juaj e e-mailit do të hiqet përgjithmonë nga data baza jonë. Kur vizitoni web- faqen tonë , identifikoheni ose lini një koment, mund t'ju kërkojmë emrin, mbiemrin, kompaninë, telefonin, e-mailin dhe adresën tuaj. Këta informacione përdoren për t'iu përgjigjur nevojave tuaja dhe për të siguruar shërbime dhe mbështetje efektive.Do t'ju përgjigjemi mesazheve ose pyetjeve të dërguara me e-mail në adresën e dërguesit. E-maili i juaj nuk do të përdoret për asnjë qëllim tjetër dhe nuk do të ndahet me palët e treta, përveçse për t'iu përgjigjur kërkesës suaj.

DPTU Pucko Petrol SHPKNJP rezervon të drejtën të zbulojë të dhënat tuaja personale nëse kërkohet me ligj ose nëse është e nevojshme në procedurat ligjore për të mbrojtur interesat tona të biznesit dhe ato të përdoruesve tanë. Qasja në të dhënat tuaja personale në kuadër të DPTU Pucko Petrol SHPKNJP është e kufizuar për ata punonjës që kanë nevojë për t'ju siguruar shërbimet e kërkuara. DPTU Pucko Petrol SHPKNJP ndërmerr të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale nga aksesi, zbulimi, përpunimi dhe abuzimi i paautorizuar. Të dhënat e mbledhura nga DPTU Pucko Petrol AHPKNJP ruhen në përputhje me ligjin dhe për periudhën e nevojshme për arritjen e qëllimit të përpunimit. Pas kësaj periudhe ato do të fshihen nga sistemi i DPTU Pucko Petrol SHPKNJP.

Politika e privatësisë

Për t'iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave tuaja, DPTU Pucko Petrol SHPKNJP do të përpiqet të sigurojë disponueshmërinë 24/7 të web-faqes së saj. Megjithatë, në rast mosdisponueshmërie të përkohshme ose ndërprerjesh për shkak të problemeve teknike ose faktorëve të jashtëm jashtë kontrollit të DPTU Pucko Petrol SHPKNJP, ne nuk marrim asnjë përgjegjësi dhe nuk mund të garantojmë akses të pandërprerë. Të gjitha të dhënat dhe informacionet e publikuara në web-faqen e DPTU Pucko Petrol SHPKNJP shërbejnë vetëm për qëllime informative dhe DPTU Pucko Petrol SHPKNJP rezervon të drejtën ta ndryshojë dhe rinovojë atë sipas kushteve dhe kërkesave ekzistuese. Duke pasur parasysh natyrën unike të Internetit, përveç nëse përcaktohet ndryshe me rregulloret në Republikën e Maqedonisë së Veriut, DPTU Pucko Petrol SHPKNJP nuk merr përgjegjësi për saktësinë dhe besueshmërinë e informacionit dhe dokumenteve të publikuara. Ndalohet rreptësisht shkarkimi, shpërndarja, transmetimi ose përdorimi i informacionit, të dhënave dhe imazheve nga web-faqja e DPTU Pucko Petrol SHPKNJP. Përdorimi i tyre lejohet vetëm për qëllime jokomerciale dhe për përdorim personal, brenda kufijve të miratimeve të treguara në web-faqen e DPTU Pucko Petrol SHPKNJP.